Jo vetëm armë: Kur policia zgjedh dinakërinë në vend të forcës
Një moment historik në arrestimin e një krimineli të rrezikshëm, ku efektivët u kamufluan si…
Policia tajlandeze ka përdorur një skenar të veçantë për kapjen e një krimineli të rrezikshëm. Ata vendosën të mos i shkojnë përballë me një operacion tipik policesk, por shfrytëzuan festën e karnavaleve.
Efektivët u maskuan si një “luan” dhe iu afruan shënjestrës pa u kuptuar, për ta arrestuar më pas. Operacioni u finalizua me sukses, pa asnjë të shtënë arme dhe pa rrezikuar askënd.
