Protestë Rrjoll: Banorët kundër resortit, tokat në rrezik

Vijon protesta në Rrjoll kundër ndërtimit të resortit turistik.

Në Rrjoll, banorët vazhdojnë prej 20 ditësh protestën për mbrojtjen e tokave të tyre, të cilat, sipas tyre, po u grabiten për ndërtimin e një resorti turistik. Në këtë zonë u zhvillua edhe ceremonia tradicionale e “Udha e Kryqit” gjatë periudhës së Kreshmëve.

Banorët pretendojnë se zotërojnë toka të trashëguara nga breza. Një banore e re u shpreh: “Burokracia e korruptuar sillet sikur nuk e njeh padrejtësinë. Vendimet po merren nga ata që kanë para, duke injoruar jetët e të tjerëve. Askush nuk mund t’i përballojë i vetëm këta gjigantë. Famullia dhe të gjithë mbështetësit e saj janë pranë atyre që rrezikojnë të humbasin gjithçka.”

Mesazhe mbështetëse ardhen edhe nga drejtuesit e Kishës Katolike, të cilët shprehën mbështetje shpirtërore për komunitetin dhe bënë thirrje për reflektim.

Për javë të tëra, banorët e zonës janë përfshirë në protesta të përditshme kundër projektit të ndërtimit të resortit. Disa prej tyre janë shoqëruar në komisariat pas përplasjeve me forcat e rendit.

Ata kanë deklaruar se do të vijojnë protestat derisa të gjendet një zgjidhje për çështjen e pronësisë së tokave.

Scroll to Top