Aks Librazhd-Pogradec i bllokuar: Mjete të rënda dhe autobusë nuk lejohen

Mjetet e rënda dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë as në aksin Maliq-Gramsh

Prefektura e Qarkut Korçë ka njoftuar zyrtarisht bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, deri në një njoftim të dytë. Autoritetet bëjnë me dije se do të lejohen të kalojnë vetëm ambulancat, mjetet zjarrfikëse dhe ato të policisë.

Për shkak të radhës në aksin Maliq – Moglicë, policia ka bllokuar hyrjen e mjeteve në Maliq. Pritet të zhbllokohet qarkullimi në Lozhan, pasi atje ka ngecur një trajler dhe lëvizja bëhet vetëm me një korsi. Kjo situatë ka sjellë vështirësi në qarkullim, pasi drejtuesit e mjeteve kanë fikur makinat duke pritur heqjen e trajlerit. Mijëra mjete po drejtohen drejt Tiranës, mes të cilave ka familjarë dhe fëmijë.

Njoftim:

Në vijim të njoftimit të bërë nga ARRSH, Drejtoria Qëndër-Lindje, dhe Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan/Korçë, për bllokimin e plotë të qarkullimit në aksin rrugor Librazhd–Pogradec, ju informojmë se ky segment do të jetë i pakalueshëm deri në një njoftim të dytë.

Shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur në pikat:

  • Kryqëzimi Qafë Thanë
  • Kryqëzimi Qafë Plloçë
  • Kryqëzimi i Maliqit

ku po orientojnë drejtuesit e mjeteve.

Qarkullimi për mjetet deri në 3.5 ton do të devijohet në aksin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh, në drejtim të Tiranës dhe anasjelltas. Mjetet e tonazhit të rëndë dhe autobusët nuk lejohen të qarkullojnë. Vetëm ambulancat, shërbimet zjarrfikëse dhe mjetet e Policisë do të kenë leje kalimi.

Strukturat e Policisë janë në terren për monitorimin e situatës dhe orientimin e qytetarëve.

Scroll to Top