Sali Berisha: Më 28 shkurt, kryengritja më e fuqishme se çdo protestë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur për protestën e radhës që do të zhvillohet këtë të shtunë, më 28 shkurt, duke paralajmëruar se kjo do të jetë ndryshe.
“E shtuna është dita e kryengritjes paqësore. Qytetarët mezi e presin për të shprehur zemërimin dhe revoltën e tyre ndaj atyre që i konsiderojnë hajdukë. Tani, kryengritja kalon në fazën e diversifikimit të aksioneve dhe veprimtarive të saj. E shtuna është dita e triumfit të opozitës dhe të shqiptarëve kundër tyre. Do të jetë një kryengritje më e fuqishme se çdo protestë që ka njohur vendi deri tani. Për të gjitha do të informoheni në përputhje me vendimet që do të merren”, tha Berisha.
Ai theksoi se aksioni po kalon në fazën e intensifikimit dhe diversifikimit të veprimeve. Ai shtoi se për çdo veprim të ri qytetarët do të informohen në përputhje me vendimet që do të merren, dhe se idetë e tij për organizimin e aksioneve do të diskutohen së bashku me bashkëpunëtorët para se t’i bëjë publike.
