Rekordi i turpshem, Çelsi drejt tij në Premier Ligë
Çelsi po i afrohet një kapitulli të padëshiruar në historinë e Premier Ligës, teksa kanë mbetur edhe 11 ndeshje deri në përfundim të kampionatit.
Skuadra londineze është vetëm një karton i kuq larg barazimit të rekordit për numrin më të madh të përjashtimeve në një sezon të vetëm gjatë dekadës së fundit.
Ky rekord mbahet aktualisht nga skuadra e Bërnlit, e cila ka marrë shtatë kartonë të kuq në sezonin 2023/24. Çelsi ka grumbulluar gjashtë të tillë dhe me më shumë se një të katërtën e sezonit ende për t’u luajtur, sinjalet e alarmit bien fort në “Stamford Bridge”.
Nëse niveli i disiplinës nuk përmirësohet shpejt, skuadra jo vetëm që do të barazojë, por edhe mund ta kalojë atë prag të turpshëm.
Dy kartonë të tjerë të kuq do ta shndërronin ekipin e trajnerit Liam Rossinier në skuadrën më pak disiplinore të Premier Ligës gjatë 10 viteve të fundit.
