Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë
Tre persona janë arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Harta”. Ky aksion është zhvilluar nga Komisariati Nr. 6, në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 7.
Në pranga kanë përfunduar shtetasit D.Ç., 31 vjeç, B.S., 56 vjeç dhe E.Gj., 33 vjeç. Të tre të arrestuarit janë banues në Elbasan dhe sipas të dhënave të policisë, ata vepronin si grup i organizuar.
Të dyshuarit akuzohen për kryerjen e 7 vjedhjeve në banesa dhe biznese, si dhe për 5 tentativa të tjera vjedhje. Ngjarjet për të cilat dyshohen kanë ndodhur në periudhën dhjetor 2025 – shkurt 2026.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar automjetin e përdorur nga grupi për kryerjen e veprimeve kriminale, si dhe veshjet që ata mendohet se përdornin gjatë vjedhjeve.
Hetimet për këtë çështje vijojnë. Materialet e mbledhura i janë dërguar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
