Protestuesit marshojnë drejt Policisë së Shtetit, autoritetet vendosin bllokada
Protestuesit e Partisë Demokratike (PD) po marshojnë nga Kryeministria drejt Policisë së Shtetit. Ndërkohë, në këtë institucion janë marrë masa për të parandaluar avancimin e tubuesve. Efektivë të shumtë policie janë vendosur si gardh për të bllokuar rrugën. Qarkullimi në të dy krahët e Unazës mbetet i bllokuar. Gjithashtu, janë vendosur edhe makina ujëhedhëse.
Gjatë marshimit, disa protestues hodhën bomba molotov, kryesisht në koshat e mbeturinave. Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e deputetes Belinda Balluku dhe të kryeministrit Edi Rama.
