Protestë PD: Lëvizje drejt Policisë dhe Drejtësisë

Asnjë incident nuk është raportuar.

Protestuesit janë larguar nga Kryeministria dhe janë nisur drejt policisë së shtetit.

Një protestë e Partisë Demokratike është duke u zhvilluar. Aktualisht, protestuesit do të zhvendosen drejt policisë së shtetit, më pas drejt Ministrisë së Drejtësisë. Pritet që ata të mblidhen edhe para disa institucioneve të tjera, ndërsa në fund do të kthehen sërish para Kryeministrisë.

Protesta e sotme ka pasur një qasje ndryshe nga tubimet e mëparshme. Qytetarët janë bashkuar për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe heqjen e imunitetit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku.

Pjesëmarrësit brohorasin “Rama ik” dhe “Edi Rama në burg”. Protesta shoqërohet me flamuj kombëtarë, të SHBA-së dhe të Bashkimit Europian.

Scroll to Top