Protestë Opozite para Kryeministrisë: Masa Policie

Protesta e opozitës: Rreth 1300 efektivë policorë para Kryeministrisë, vendosen mjete ujitëse

Protesta e paralajmëruar e opozitës pritet të fillojë sot rreth orës 18:00 para Kryeministrisë. Ashtu si një javë më parë, Policia e Tiranës nuk e ka autorizuar tubimin, por ka marrë masa për ruajtjen e rendit publik. Mbi 1300 efektivë janë vënë në gatishmëri për të siguruar qetësinë.

Policia ka vendosur mjete ujitëse, zjarrfikëse dhe ambulanca për çdo eventualitet. Në këtë protestë nuk do të ketë platformë dhe as mbajtje fjalimesh.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nuk është bllokuar.

Sipas njoftimit të policisë, Partia Demokratike ka njoftuar për zhvillimin e tubimit. Megjithatë, për shkak të incidenteve të mëparshme dhe informacioneve për rrezikun e përsëritjes së tyre, policia nuk garanton zhvillimin e tij.

Policia ka marrë të gjitha masat e nevojshme për rendin dhe sigurinë publike dhe u bën thirrje qytetarëve të distancohen nga çdo veprim i dhunshëm dhe të raportojnë çdo paligjshmëri.

Scroll to Top