Kaos dhe trazira: Iranianët sulmojnë ambasadën amerikane në Bagdad
Qindra protestues tentuan të sulmonin mëngjesin e sotëm Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad. Kjo ngjarje vjen pas vdekjes së udhëheqësit suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei.
Protestuesit, disa prej të cilëve mbanin pankarta të grupeve të armatosura të lidhura me Iranin, hodhën gurë drejt forcave të sigurisë. Si pasojë, policia iu është përgjigjur duke përdorur gaz lotsjellës.
Mediat raportuan gjithashtu se kishte protesta të tjera në pjesën jugore të vendit.
