Çfarë po ndodh? Pas shkarkimit të Ilir Prodës, largohet edhe drejtori i Policisë së Tiranës
Ilir Proda është shkarkuar nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Vendimi është marrë nga kryeministri Edi Rama, pas protestës së opozitës të zhvilluar të shtunën.
Sipas burimeve, arsyetimi pas shkarkimit të Prodës lidhet me “mosgarantimin e rendit dhe sigurisë” gjatë protestës së opozitës, duke “rrezikuar jetën e shtetasve të huaj”. Kujtojmë se në Vilën 31, ish-rezidencën e diktatorit Enver Hoxha, u regjistruan tensione kur protestuesit hodhën mjete piroteknike, ndërkohë që brenda ambienteve ndodheshin shtetas të huaj. Ky objekt është kthyer tashmë në një ambient pritës për artistët.
Ndërkohë, bëhet e ditur se Sokol Bizhga do të komandohet në drejtimin e Policisë së Shtetit. Po ashtu, raportohet se nga detyra është shkarkuar edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Elton Alushi.
