Ambasadori izraelit në OKB paralajmëron: Lufta nuk do të ndalet derisa të arrihen objektivat
“Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara nuk do ta ndalojnë fushatën e tyre ushtarake kundër Iranit derisa të përmbushen objektivat e tij,” deklaroi ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Danny Danon.
Ai theksoi se ky mesazh është dhënë fort nga të dy vendet që në fillim të konfliktit. Duke folur në Nju Jork, Danon shtoi se të dy qeveritë do të bëjnë gjithçka që është e nevojshme për të siguruar që Teherani të mos ketë aftësi bërthamore.
Ambasadori shprehu besimin se “liria për popullin iranian do të vijë më shpejt” dhe përsëriti shpresën për një udhëheqje të re në Iran.
