Trump: Kush e kontrollon Iranin?

Trump: “Shumë shpejt do të dihet se kush e kontrollon Iranin”

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se do të bëhet e qartë “shumë shpejt” se kush e kontrollon Iranin, mes tensioneve të shtuara në rajon.

I pyetur nga transmetuesi amerikan NewsNation, Trump u shpreh shkurt: “Do ta dini shumë shpejt”, duke mos dhënë detaje të mëtejshme rreth deklaratës së tij.

Në të njëjtën intervistë, ai theksoi se nuk është i shqetësuar për sulme të mundshme ndaj bazave amerikane në kuadër të konfliktit me Iranin.

“Jo, është pjesë e luftës, ju pëlqen apo jo, kështu është puna”, u shpreh ai.

Ndërkohë, sipas raportimit të Axios, Trump ka zhvilluar bisedime konfidenciale me udhëheqës të milicisë kurde në Irak pas nisjes së operacionit ushtarak kundër Iranit. Duke cituar tre burime të njohura me çështjen, media raportoi se palët kanë diskutuar për konfliktin mes SHBA-së dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër, si dhe për zhvillimet e mundshme në të ardhmen.

Scroll to Top