Irani lëshon paralajmërim për vendet evropiane: Do të godasim qytetet tuaja nëse na sulmoni!
Teherani u ka dërguar një paralajmërim vendeve evropiane duke u bërë thirrje të mos bashkohen në luftën kundër Iranit. Ky paralajmërim vjen pas deklaratave të shumta nga vende të ndryshme, të cilat kanë shprehur gatishmërinë për të ndërmarrë “veprime mbrojtëse” përballë aftësive raketore të Iranit.
Në një deklaratë zyrtare, Teherani ka theksuar se çdo veprim i tillë do të konsiderohej si një provokim i drejtpërdrejtë dhe do të çonte në zgjerimin e sulmeve hakmarrëse të vendit, të cilat do të synonin qytete dhe vende evropiane.
Deri më tani, sulmet ndaj Iranit janë kryer nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli. Në kundërpërgjigje, Irani ka goditur bazat amerikane në rajon dhe ka lëshuar raketa drejt qyteteve izraelite.
