Araqchi: Irani nuk ka probleme me vendet fqinje
Irani thekson se nuk ka probleme me vendet fqinje, por synon zonat ku ndodhen bazat amerikane. Kjo deklaratë u bë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike, Abbas Araghchi.
“Ne nuk kemi punë me vendet fqinje, por me ushtarët amerikanë të stacionuar në këto vende”, u shpreh ai.
Araghchi preku gjithashtu edhe rrëzimin e 3 avionëve luftarakë në hapësirën ajrore të Kuvajtit, duke pyetur: “Kuvajtianët thanë se bazat e tyre nuk do të përdoren për të sulmuar Iranin, kështu që çfarë po bënin në tokën e Kuvajtit ata 3 avionë luftarakë që u rrëzuan sot?”
