“The Washington Post”: Droni iranian godet një stacion të CIA-s në Arabinë Saudite
Një dron iranian ka goditur një stacion të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës Amerikane (CIA) në Arabinë Saudite. Si pasojë janë shkaktuar dëme minimale materiale, sipas The Washington Post, duke cituar dy zyrtarë të njohur me çështjen.
“Qeveritë e SHBA-së dhe Arabisë Saudite konfirmuan se dy dronë goditën kompleksin e ambasadës amerikane në Riad, por nuk zbuluan nëse sulmi goditi edhe qendrën e spiunazhit amerikan. CIA nuk pranoi të komentojë”, thuhet më tej në artikullin e Washington Post.
Sipas një deklarate të Departamentit të Shtetit për Washington Post, sulmi shkatërroi një pjesë të çatisë së ambasadës, duke shkaktuar dëme strukturore, ndërsa personeli vazhdon të jetë në strehimore.
Lidhur me stacionin e CIA-s, shkalla e dëmit nuk është bërë e qartë, ndërsa nuk ka indikacione se ndonjë personeli i shërbimit sekret është plagosur.
Ish-oficerë të CIA-s që kanë punuar në zonë thonë se humbja e stacionit shkakton një “përçarje”, por situata mund të zgjidhet.
