Irani kërcënon qytetarët që veprojnë kundër shtetit

Teherani kërcënon qytetarët iranianë që veprojnë në përputhje me interesat e armikut

Irani ka kërcënuar qytetarët se do të veprojë me vendosmëri kundër atyre që veprojnë kundër Republikës Islamike.

“Ne jemi në një gjendje lufte”, tha kreu i gjyqësorit iranian, Golam-Hossein Mohseni Ezei, i njohur për rolin e tij në goditjen e lëvizjeve protestuese në Iran. Mediat shkruajnë se ai është një mbështetës i vendosur i burgosjes masive, gjykimeve të shkurtuara dhe përdorimit të dënimit me vdekje.

“Rrjedhimisht, ata që veprojnë në çfarëdo mënyre, fjalë apo vepër, në përputhje me interesat e paligjshme të armikut agresor, do të trajtohen me forcë dhe ashpërsi, në përputhje me ligjet dhe rregullat në fuqi”, paralajmëroi ai gjatë ditës së pestë të përshkallëzimit të tensioneve.

Scroll to Top