Kosova: Zgjedhja e Presidentit drejtpërdrejt nga populli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje që presidenti i vendit të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli, duke kërkuar ndryshime kushtetuese për këtë qëllim.

“Duke parë dështimet e njëpasnjëshme në zgjedhjen e Presidentes/it, sapo kam proceduar në Kuvend amendamentet kushtetuese për zgjedhje të drejtpërdrejta të Presidentit/es, të cilat ishin hartuar nga Komisioni për amendamentimin e Kushtetutës në vitin 2011”, shkroi Osmani.

Ajo u bëri thirrje të gjitha partive politike të votojnë këto amendamente kushtetuese, duke shtuar: “Tash e tutje, le të flasë populli”.

Sipas Kushtetutës aktuale, presidenti i Kosovës zgjidhet nga Kuvendi përmes votimit të fshehtë të deputetëve.

Kjo thirrje vjen pas dështimit të partive politike për të arritur një marrëveshje për një president konsensual dhe pasi Osmani nuk arriti të gjejë mbështetjen e tyre për një mandat të dytë.

Scroll to Top