Dështim zgjedhje Presidenti Kosovë, LV kërkon Gjykatën Kushtetuese

Dështimi në zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje e dërgon çështjen në Gjykatën Kushtetuese

Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës, ku ishte parashikuar votimi për Presidentin e vendit, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit në raundin e parë të votimit për kreun e shtetit.

Në sallë ishin të pranishëm vetëm 66 deputetë, ndërkohë që sipas Kushtetutës kërkohet prania e 80 deputetëve për të zhvilluar votimin.

Opozita ka bojkotuar seancën.

Pas dështimit të seancës, Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur ta dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Këtë lajm e ka bërë të ditur kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e cila ka deklaruar: “Sapo i jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Po ashtu, përmes kësaj kërkese, kemi kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së Presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit. Lidhur me këtë, e kam njoftuar edhe Presidenten, Vjosa Osmani-Sadriu”.

Scroll to Top