Duhet bashkëpunim, jo rivalitet: Sanchez rrefeu qëndrimin për luftën në Iran dhe Qipron
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, ka ritheksuar qëndrimin e tij duke deklaruar se “përshkallëzimi në Lindjen e Mesme, duke përfshirë ndërhyrjen e SHBA-së dhe luftën e Izraelit kundër Iranit, ishte një gabim i madh”. Ai gjithashtu nënvizoi se ndërhyrja nga SHBA është e paligjshme dhe se Qipro në këtë rast konsiderohet një viktimë.
Sipas Sanchez, prioriteti duhet të jetë bashkëpunimi. Edhe pse është kritikuar ashpër, kryeministri spanjoll nuk ka ndryshuar mendje. “Le të mbizotërojë bashkëpunimi dhe jo rivaliteti. Kërcënimet dhe akuzat nuk janë rruga e duhur. Mes vendeve aleate është mirë të ndihmohet, por kjo luftë ishte një gabim i madh për të cilin do të paguajmë,” theksoi ai.
