Aksident Shkodër-Koplik: 4 të lënduar

Kamioni përplaset me automjetin në aksin Shkodër-Koplik, 4 të lënduar

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Koplik.

Rreth orës 14:30, në aksin rrugor “Shkodër–Koplik”, një automjet kamion, me drejtues shtetasin B. K., 30 vjeç, është përplasur me një automjet tjetër, me drejtues shtetasin K. H., 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi K. H., si dhe shtetaset L. L., B. K. dhe L. T., pasagjere në automjet. Të lënduarit ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Scroll to Top