Mbledhja e Kryesisë së PS, Klosi: Më 12 qershor bëhet rivlerësimi i anëtarësisë
Blendi Klosi ka dhënë detaje nga mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste (PS), e cila sapo ka përfunduar. Ai ka bërë të ditur se deri më datë 21 mars do të zhvillohen diskutime për përfshirjen e të gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS, çka do të hapë rrugën për zgjedhje të reja dhe anëtarësime të reja në parti.
Blendi Klosi deklaroi: “Do të fillojmë me një proces zgjedhor në të gjithë strukturën vendore të PS, dhe kjo do të nisë me zgjedhjen e kryetarëve të organizatave, proces ky që tashmë bëhet çdo dy vjet në PS dhe shërben për riforcimin e të gjithë strukturës së saj. Procesi do të përfshijë të gjitha forumet dhe do të shtrihet në të gjithë vendin.”
Ai shtoi se “Brenda datës 21 do të kemi diskutime për përfshirjen e të gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS, çka do të hapë rrugën për zgjedhje të reja dhe anëtarësime të reja në PS.”
Më tej, Klosi theksoi se “Më 12 qershor, kur festohet 35-vjetori i PS, i gjithë procesi do të kurorëzohet me një rivlerësim të anëtarësisë.”
