Florian Wirtz, mesfushori i talentuar gjerman, ka zbuluar se futbollisti që e ka frymëzuar më shumë gjatë karrierës së tij është legjenda argjentinase Lionel Messi.
Në një prononcim, gjermani theksoi se për brezin e tij, Messi është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave.
“Idhulli im i futbollit ka qenë Messi. Për brezin tonë, ai është lojtari më i mirë. Gjithmonë”, u shpreh talenti gjerman.
Fjalët e gjermanit Wirtz vijnë në një moment kur shumë lojtarë të rinj evropianë e shohin Messin ende si model për stilin e lojës, kreativitetin dhe aftësinë për të bërë diferencën në fushën e blertë.
