Ilir Meta arrest me burg, Gjykata e Lartë rrëzon apel

Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e parashtruar nga Ilir Meta, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg”. Ish-presidenti Meta kishte kërkuar lirimin nga paraburgimi, duke argumentuar se nuk plotësohen kushtet dhe kriteret ligjore për ta mbajtur atë në qeli. Megjithatë, pretendimet e tij nuk u morën parasysh nga gjykata supreme.

Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka përmbyllur seancën paraprake për Ilir Metën, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi dhe tre të pandehurit e tjerë. Vendimi për kalimin e dosjes penale për gjykim do të merret të mërkurën e ardhshme.

Ilir Meta akuzohet për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.

Scroll to Top