Trump për Kombëtaren Iraniane në Kupën e Botës: “Të mirëpritur, por jo të përshtatshëm për sigurinë”
Në vijim të diskutimeve rreth pjesëmarrjes së Iranit në Kupën e Botës FIFA, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u shpreh të enjten se ekipi kombëtar iranian është i mirëpritur në turne, por shtoi se pjesëmarrja e tyre nuk do të ishte “e përshtatshme” për shkak të shqetësimeve të sigurisë.
“Ekipi kombëtar iranian është i mirëpritur në Kupën e Botës, por unë vërtet nuk besoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”, tha Trump në një postim në platformën Truth Social.
Vendimi për pjesëmarrjen e Iranit vjen në një kontekst të tensionuar. Ministri i Sportit, Ahmad Donyamali, deklaroi të mërkurën se Irani nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës, turne që do të bashkëorganizohet nga SHBA, Kanadaja dhe Meksika. Arsyeja e dhënë nga Ministri Donyamali lidhet me vrasjen e Ajatollah Ali Khameneit në sulmet ajrore SHBA-Izrael në Teheran më 28 shkurt.
“Duke marrë parasysh që SHBA-të kanë vrarë udhëheqësin tonë, në asnjë rrethanë nuk mund të marrim pjesë në Kupën e Botës”, u shpreh Donyamali për televizionin shtetëror.
