Balluku kërkesë në GJKKO për heqjen e masës së sigurisë për pezullim nga detyra
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) me një kërkesë për të konstatuar shuarjen e masës së sigurisë së “pezullim nga ushtrimi i detyrës”.
Sipas kërkesës së paraqitur, Balluku argumenton se masa e sigurisë duhet të hiqet pasi objekti i saj nuk ekziston më dhe ajo nuk ushtron më të njëjtin funksion që kishte në momentin kur u vendos masa. Kërkesa thekson se pezullimi nuk ka më bazë ligjore, duke kërkuar rivlerësim dhe heqje të tij nga GJKKO.
Aktualisht, gjykata është duke pritur të shqyrtojë kërkesën dhe të marrë një vendim lidhur me vazhdimin ose shuarjen e masës së sigurisë.
