Prokuroria Sekuestron Pasuri të Pronarit të Call Centre në Fier

Fier, Prokuroria sekuestron pasuritë e pronarit të një Call Centre

Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuritë e shtetasit E.Sh., i cili është nën hetim për tre vepra penale: “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Sipas hetimeve, rezulton se ky person është përfshirë në veprimtari të paligjshme nëpërmjet një aktiviteti të tipit “Call Center” që ushtronte në Fier. Gjatë hetimit, u dokumentua depozitimi i vlerave të konsiderueshme monetare në para të gatshme (Cash) në llogari bankare, pa mundur të justifikohet burimi i ligjshëm i origjinës së tyre. Më pas, këto fonde janë investuar në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, të cilat aktualisht janë në proces verifikimi.

Përmes veprimesh juridike, është synuar transferimi i këtyre pasurive me qëllim mbulimin e origjinës së tyre të paligjshme, duke përbërë kështu elementë të veprës penale të dyshuar të “Pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale”.

Në kuadër të këtij procedimi penal, me kërkesë të Prokurorisë dhe vendim të Gjykatës, është vendosur masa e sigurimit pasuror “sekuestro preventive” mbi dy prona të shtetasit E.Sh. në Fier:

  • Një njësi me sipërfaqe rreth 230 metra katrorë.
  • Një apartament me sipërfaqe rreth 100 metra katrorë.
Scroll to Top