Dëmtime te Kombëtarja: Shqetësime për Gjimshitin dhe mungesa të tjera

Telat nuk kanë fund për Silvinjon, tani me probleme është edhe një tjetër figurë kyçe e Kombëtares

Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, duket se këto ditë do të jetë në tension, duke shpresuar të mos ketë më dëmtime apo probleme fizike tek lojtarët që ka planifikuar të grumbullojë për ndeshjet e play-off të Botërorit. Shqipëria do të përballet me mungesa të rëndësishme për shkak dëmtimesh, si ato të Manajt dhe Dakut, si dhe të një alternative cilësore si Berisha.

Një shqetësim më vete për trajnerin është lindur ditët e fundit, lidhur me situatën e Berat Gjimshitit. Mbrojtësi ka vuajtur vazhdimisht dëmtime gjatë këtij sezoni, por arriti të kthehej në fushë dhe mendohej se kapiteni i kuqezinjve do të ishte i gatshëm dhe në formë për sfidat e marsit.

Megjithatë, një problem fizik pas ndeshjes me Interin në kampionat, ka bërë që Gjimshiti të kryejë vetëm ushtrime palestre sot, në prag të ndeshjes së skuadrës së tij ndaj Bajern Mynih. Klubi nuk ka dhënë asnjë informacion rreth problemeve të Gjimshitit, ndërsa nuk dihet ende nëse ai do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij në fushë gjatë kësaj jave në Champions dhe Serinë A, për të qenë më pas në dispozicion të Silvinjos për ndeshjet e Kombëtares.

Scroll to Top