Berisha kërkon qeveri teknike në Belgjikë për zgjedhje të lira

Berisha: Në Parlamentin Belg, paraqitëm kërkesën për qeveri teknike

Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi se gjatë takimeve në Parlamentin Federal të Belgjikës, paraqiti situatën dramatike në Shqipëri. Ai akuzoi kryeministrin Rama për përqendrim pushteti dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Gjatë një prononcimi për mediat nga Brukseli, Berisha ngriti shqetësime edhe për krimin e organizuar dhe korrupsionin. Ai theksoi se opozita ka kërkuar krijimin e një qeverie teknike si zgjidhje për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Berisha shtoi se palët ranë dakord të vijojnë komunikimin dhe shprehu besim se autoritetet belge mbështesin shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit.

“Zhvilluam pas takimit që patëm në parlamentin e kryeqytetit të Belgjikës, që është njëkohësisht kryeqyteti i Europës dhe unë kam lidhje tradicionale me parlamentin e këtij qyteti të bekuar. Erdhëm këtu në parlamentin federal dhe u takuam me zëvendëskryetaren e Komisionit të Jashtëm të parlamentit dhe anëtarë të Komisionit të Jashtëm të parlamentit, ku paraqitëm gjendjen në Shqipëri, situatën dramatike në të cilën ndodhet dhe krizën që po e gllabëron Shqipërinë, me shtylla kryesore përqendrimin e të gjitha pushteteve në dorë të një njeriu dhe shndërrimin e procesit zgjedhor në farsë elektorale. Drogën si një fuqi e jashtëzakonshme me rrezikshmëri të lartë për Shqipërinë, por edhe për Belgjikën, Holandën dhe rajonin e më gjerë, si dhe qëndrimet e fundit ndaj korrupsionit, bllokimin e heqjes së imunitetit të Edi Ramës për shkak të dosjeve të veta dhe vendimin e tij për të votuar një paketë ligjesh si mburojë për vjedhjet e veta dhe vjedhjet e qeveritarëve.”

“Ramë dakord të vazhdojmë komunikimin. Na falënderuan për informacionin dhe debatin që patëm, dhe ne jemi besimplotë se autoritetet belge qëndrojnë fuqishëm për shtetin zgjedhor dhe ndarjen e pushteteve, luftën pa kompromis kundër krimit të organizuar. Mos harroni se në sallat e gjyqit të këtij kryeqyteti ka dalë emri i Edi Ramës si njeriu që i është bërë dhuratë 600 mijë euro ora, është bërë e famshme sipas televizionit belg, dhe problemet e tjera.”

“Unë garantova se PD mbetet e vendosur dhe ka yll polar në programin e saj integrimin e bazuar në meritë. Dhe, kushti i të gjitha kushteve, për mendimin tonë, duhet të jetë respektimi i shtetit ligjor, lirive dhe të drejtave të qytetarëve shqiptarë, lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit,” tha Berisha.

Scroll to Top