Netanjahu për Iranin: Ata janë në rënie, ne jemi në ngritje, le t’i çojmë në vende ku nuk kanë qenë kurrë
Benjamin Netanjahu deklaroi se qeveria e tij po punon për t’i çuar si Izraelin ashtu edhe Iranin “në vende ku nuk kanë qenë kurrë më parë”. Ai theksoi përparësinë e Jerusalemit ndaj Teherani në një video të regjistruar në gjuhën hebreje, ku fliste me deputetin Boaz Bismuth, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe Mbrojtjes.
Nuk është e qartë nëse biseda e regjistruar u zhvillua para apo pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi se po zhvilloheshin bisedime me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit.
Në video, Bismuth i drejtohet Netanjahut: “Kam dëgjuar që iranianët duan ta mbyllin çështjen… nuk duhet të ketë marrëveshje të keqe [me ta]”, duke i kujtuar kryeministrit përpjekjet e tij të mëparshme për të bllokuar marrëveshjet bërthamore të padëshiruara mes Uashingtonit dhe Teheranit.
“Ne po punojmë për ta çuar Izraelin në vende ku nuk ka qenë kurrë, dhe gjithashtu Iranin në vende ku nuk ka qenë kurrë. Ata janë në rënie, ne jemi në ngritje,”, u përgjigj Netanjahu.
