Lufta në Iran/ Rreth 2,500 marinsa amerikanë mbërrijnë në Lindjen e Mesme
Një anije e Marinës Amerikane, e cila transportonte rreth 2,500 marinarë, ka mbërritur në Lindjen e Mesme, sipas njoftimit të Komandës Qendrore të SHBA-së.
USS Tripoli, një anije sulmi, së bashku me elementët e saj të Njësisë së 31-të Ekspedicionare Detare, të cilat janë të vendosura në Japoni, po kryenin ushtrime në zonën përreth Tajvanit kur morën urdhrin për t’u nisur drejt Lindjes së Mesme gati dy javë më parë.
Komanda Qendrore e SHBA-së sqaroi se, përveç personelit të Marinës, anija po dërgon në rajon edhe avionë transporti dhe sulmi, si dhe automjete luftarake.
USS Boxer dhe dy anije të tjera, së bashku me një Njësi tjetër Ekspedicionare Detare, janë urdhëruar gjithashtu të lëvizin drejt rajonit nga San Diego.
