Aksident Korçë-Maliq: dy fëmijë në spital

Aksident në aksin Korçë-Maliq, dy të mitur në spital.

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin nacional Korçë-Maliq, duke sjellë plagosjen e tre personave. Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar tre anëtarë të një familjeje: babai dhe dy fëmijët e tij të mitur.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Korçës, ku po u ofrohet ndihma mjekësore e nevojshme. Ndërkohë, Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e aksidentit.

Scroll to Top