Trump kërcënon me tërheqje nga NATO, e quan “tigër letre”

Trump e cilëson NATO-n “tigër letre” dhe thekson mundësinë e tërheqjes së SHBA-së nga Aleanca

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se po shqyrton seriozisht mundësinë e tërheqjes së Shteteve të Bashkuara nga NATO, duke e përshkruar përsëri Aleancën si një “tigër letre”.

“NATO-ja ka ndryshuar tej mase. Nuk jam kurrë patur aq i bindur për NATO-n. Gjithmonë e kam ditur që ishte një tigër letre, dhe Putini e di këtë, njëlloj si unë,” u shpreh ai gjatë një interviste për “Telegraph”.

Kohët e fundit, presidenti amerikan ka shprehur kritika ndaj aleatëve, duke përmendur mungesën e ndihmës në lidhje me Ngushticën e Hormuzit. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë ofruar mbështetje vendeve në nevojë, përfshirë Ukrainën, edhe pse çështjet nuk ishin drejtpërdrejt të tyre.

Scroll to Top