Gjyshi takon Ramën: Premtim për rrugën e Homçanit

VIDEO/ Pas më shumë se 6 orësh pritje, gjyshi nga Pogradeci takon Ramën: Do të thonë që je patronazhist (Premtimi për rrugën)

Publikuar më 23.08.2026 nga Shek

Dëshira e 78-vjeçarit Çelnik Shtupalli nga fshati Homçan i Pogradecit për të takuar kryeministrin Edi Rama u realizua.

I moshuari priti jashtë rezidencës qeveritare në Pogradec, me shpresën për të takuar Ramën dhe kryebashkiakun Ilir Xhakolli, të cilëve dëshironte t’u falënderonte për zgjidhjen e disa problemeve që kishte ngritur.

Pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit politikë të Partisë Socialiste në qarqe, Rama pa intervistën e 78-vjeçarit dhe kërkoi ta takonte.

Takimi i shkurtër u zhvillua në Tushemisht. Shtupalli i parashtroi kryeministrit edhe një kërkesë të re: asfaltimin e rrugës së fshatit Homçan, në zonën e Mokrës. Rruga është rreth 4 kilometra e gjatë dhe sipas banorit, përbën një nga problematikat kryesore për komunitetin e zonës.

Në takim ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Pogradec, Ilir Xhakolli.

Rama e pyeti për kërkesën e banorit, ndërsa Xhakolli u shpreh se rruga do të realizohet përpara përfundimit të mandatit.

I moshuari e komplimentoi Ramën, ndërsa kryeministri u shpreh me humor se do ta quajnë patronazhist.

Scroll to Top