SPAK kontrollon burgun e Durrësit, Veliaj & Beqaj në fokus

SPAK ka zhvilluar kontrolle në burgun e Durrësit. Prokurorët kanë hyrë në qelitë ku ndodhen Erion Veliaj dhe Ilir Beqaj.

Prokurorët e SPAK kanë kryer një aksion kontrolli brenda ambienteve të burgut të Durrësit, si pjesë e përpjekjeve për të parandaluar dhe goditur futjen e sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Sipas burimeve, kontrollet janë fokusuar në disa qeli, duke përfshirë edhe atë ku ndodhet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Gjithashtu, janë kryer verifikime edhe në qelinë e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Aktualisht, nuk është bërë e ditur nëse gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur sende të paligjshme.

Scroll to Top