Kubarsi pranon fajin për kartonin e kuq, Barcelona humb

Kartoni i kuq i kushtoi ndeshjen Barcelonës, Kubarsi thyen heshtjen: Marr përgjegjësinë për atë që ndodhi

Mbrojtësi i Barcelonës, Pau Kubarsi, ka thyer heshtjen pas kartonit të kuq që mori mbrëmë në ndeshjen kundër Atletiko Madridit. Ndërhyrja e gabuar ndaj Xhuliano Simeones i kushtoi shtrenjtë jo vetëm lojtarit spanjoll, por edhe klubit, i cili pësoi dy gola pas daljes së tij nga fusha.

Sot, përmes një postimi në “Instagram”, Kubarsi ka pranuar përgjegjësinë për ngjarjet e mbrëmshme në “Camp Nou”.

“Një veprim përcakton ndeshjen dhe barazimin. Ky është futbolli dhe unë marr përgjegjësinë për rezultatin,” shkroi 19-vjeçari. “Ka ende shumë rrugë për të bërë në këtë përballje dy-ndeshjesh, dhe ne jemi më të bashkuar se kurrë. Jemi një familje dhe gjithmonë e kemi treguar këtë. Duke ecur përpara, me përpjekje dhe vendosmëri, nuk do të dorëzohemi kurrë.”

View this post on Instagram

PANORAMASPORT.AL

Scroll to Top