Spaleti i gatshëm për ribashkim me ish-nxënësin e tij; futbollisti i Liverpulit i ka thënë “po” Juventusit
Dhurata e parë për Luçiano Spaletin si trajner i ri mund të jetë një portier. Bëhet fjalë për gardianin brazilian Alison Beker, i cili më parë ka qenë nën urdhrat e Spaletit te Roma. Juventusi ka shprehur interes për 33-vjeçarin dhe kontaktet fillestare kanë rezultuar pozitive. Alison ka treguar gatishmëri për një transferim te Juventusi, duke shtuar optimizmin rreth këtij operacioni.
Braziliani është pjesë e Liverpulit që nga viti 2018 dhe pas tetë sezonesh në Angli, ai është i interesuar për një rikthim në Itali, ku ka luajtur mes viteve 2016 dhe 2018. Në këtë rikthim, portieri do të kthehej në Serie A me qëllimin për t’u bërë portieri titullar i Juventusit.
Alison ka fituar të gjitha trofetë kryesorë në Angli, përfshirë Ligën e Kampioneve, nëntë tituj me Liverpulin dhe Kupën e Amerikës me Brazilin, ku mbetet një figurë kyçe. Juventusi po përgatitet t’i ofrojë një kontratë trevjeçare dhe pritet të shihet se çfarë do të vendoset në vazhdim.
