Titulli: Barcelona i mohohet penalltia pas gabimit të Atletikos, Simeone i qetë: Është pjesë e futbollit, nuk na shqetëson
Në prag të ndeshjes Sevilla-Atletico Madrid, Diego Simeone iu përgjigj edhe incidentit të ndodhur gjatë ndeshjes me Barcelonën, ku gjyqtari Mark Pubill kapi topin me dorë në zonë.
“Unë jam shumë respektues. Ne jetojmë në Madrid dhe jemi mësuar me këto lloj situatash. Për ata që e kuptojnë, gjithçka është mjaft e qartë dhe nuk na shqetëson,” shpjegoi Simeone, duke minimizuar kështu ankesat e klubit katalanas dhe trajnerit Hansi Flick.
Më pas, “Çolo” sqaroi më tej qëndrimin e tij: “Nuk po ankohesha, thjesht po i përgjigjesha një mendimi që më ishte shprehur. Këto dinamika janë pjesë e futbollit,” tha argjentinasi.
