Rama uron Orbán për kapitullin e ri dhe përgëzon Peter Magyar për fitoren
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Hungari, ku u shënua fundi i 16-vjeçarit të Viktor Orbán në pushtet.
Rama, përmes një postimi në rrjetin social “X”, theksoi se ka qenë një kënaqësi bashkëpunimi me kryeministrin hungarez dhe afrimi i Shqipërisë me Hungarinë gjatë kësaj periudhe.
Ai i uroi “mikut” Orbán gjithë të mirat në “këtë kapitull të ri të jetës së tij”. Njëkohësisht, Rama përgëzoi Peter Magyar për fitoren, të cilën e cilësoi si “mbresëlënëse”.
Kryeministri shqiptar shtoi se i uron Magyar gjithë suksesin në përpjekjen e tij për të hapur një kapitull të ri për Hungarinë dhe shprehu gatishmërinë për të punuar së bashku për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Postimi origjinal nga Edi Rama:
“It has been a pleasure to work with Prime Minister Orbán and to witness Albania and Hungary grow closer. I wish my good friend Viktor all the very best in this new chapter of his life. At the same time, I warmly congratulate Peter Magyar on his truly impressive victory. I wish…”
Reagimi i plotë:
- “Ka qenë kënaqësi të punoj me Kryeministrin Orbán dhe të shoh Shqipërinë dhe Hungarinë teksa afrohen. I uroj mikut tim të mirë Viktor gjithë të mirat në këtë kapitull të ri të jetës së tij. Në të njëjtën kohë, e përgëzoj ngrohtësisht Peter Magyar për fitoren e tij vërtet mbresëlënëse. I uroj Kryeministrit të sapozgjedhur të Hungarisë gjithë suksesin në përpjekjen e tij të madhe për të hapur një kapitull të ri për vendin e tij dhe pres me padurim të punojmë së bashku për t’i afruar edhe më shumë dy vendet tona.”
