Musiala i përgjigjet Oliver Kahn: Dua të shkoj në Kupën e Botës
Jamal Musiala nuk është i impresionuar nga diskutimi rreth mungesës së Gjermanisë në Kupën e Botës, një debat i iniciuar nga Oliver Kahn. Kapiteni i Gjermanisë, Joshua Kimmich, beson se mesfushori është tashmë në rrugën e duhur për t’u kthyer në formën e tij të mëparshme. Jamal Musiala as që e mendon heqjen dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Botës.
“Unë patjetër dua të shkoj në Kupën e Botës,” tha ai.
Kundër St. Pauli, Musiala bëri një rikthim mbresëlënës, duke kontribuar me një gol dhe një asistim dhe duke qenë një nga lojtarët më të mirë në fushë.
“Nuk e kam lexuar saktësisht çfarë ka thënë, por unë patjetër dua të shkoj,” tha Musiala lidhur me komentet e Kahn. Ai shtoi se ka ndjerë se ka “bërë një hap përpara” dhe po fiton më shumë “ndjesi në këmbë” falë minutave të lojës.
PANORAMASPORT.AL
