Zjarri në Tiranë: 8 të plagosur, flakët vazhdojnë

Detaje të reja nga zjarri në Tiranë: Flakët janë ende aktive, 8 persona në spital

Për rreth 3 orësh, flakët kanë qenë aktive në kompleksin e pallateve pranë QSUT-së në kryeqytet. Zjarri ka shkrumbuar një pjesë të madhe të fasadës së veshur me material polisteroli.

Zjarrfikësit kanë arritur të neutralizojnë zjarrin në pjesën e jashtme të godinës, ndërsa tashmë aksioni po vijon në brendësi të saj, pasi flakët janë përhapur brenda apartamenteve të banimit.

Siç u raportua dhe më herët, në këto banesa kishte edhe banorë. Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dhe nxirrnin nga ballkonet dy gra pa dëmtime të mëdha, të cilat më pas u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Bëhet me dije se në Urgjencën e QSUT dhe në repartin e Djegie-Plastikës janë dërguar deri më tani 8 persona, mes tyre banorë dhe zjarrfikës. Ata kanë pësuar asfiksi nga tymi dhe kanë marrë djegie. Nga të lënduarit, vetëm 5 prej tyre po qëndrojnë ende në spital, por pritet të largohen së shpejti.

Scroll to Top