Irani tensionon Ngushticën e Hormuzit, sulme ndaj anijeve

Irani sulmon anije në Ngushticën e Hormuzit, Trump: Ata s’mund të na shantazhojnë

Irani ka ndryshuar sërish qëndrim lidhur me Ngushticën e Hormuzit, duke e mbyllur atë pas vetëm një dite nga rihapja. Ky veprim vjen si përgjigje ndaj bllokadës detare të Shteteve të Bashkuara ndaj porteve iraniane.

Situata u tensionua kur forcat iraniane sulmuan të paktën tre anije civile. Raportohet se një cisternë u qëllua pa paralajmërim nga mjete të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Një anije tjetër u godit, ndërsa një e tretë shpëtoi për pak nga një sulm.

Pas këtyre incidenteve, disa anije ndryshuan kurs, duke reflektuar pasigurinë në një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se Irani “nuk mund të shantazhojë”, ndërsa konfirmoi se kontaktet mes dy palëve po vijojnë.

Ndërkohë, zyrtarë iranianë paralajmëruan se ngushtica do të mbetet e mbyllur për sa kohë që eksportet e tyre janë nën kërcënim, duke thelluar më tej tensionet në rajon.

Scroll to Top