VIDEO/ Kamioni që transportonte bletë përmbyset në një autostradë në Tenesi
Një kamion që transportonte rreth 1 milion bletë është përmbysur në një autostradë në Tenesi, SHBA. Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar.
Autoritetet ndërhynë menjëherë dhe u bënë thirrje shoferëve të tjerë në autostradë të qëndronin brenda automjeteve të tyre deri në normalizimin e situatës.
Sipas informacioneve, bletët e arratisura u mblodhën më pas dhe u larguan nga zona nga bletërritës.
