Shkatërrohet rrjeti i prostitucionit në Shkodër, arrestohen 3 shtetase kolumbiane
Një rast prostitucioni është goditur në Shkodër, ku kanë rënë në pranga 5 persona, mes tyre 3 shtetase kolumbiane.
Sipas njoftimit të Policisë, rasti u zbulua në një apartament në lagjen “3 Heronjtë”, i përshtatur për ushtrimin e veprimtarisë së paligjshme.
Në pranga u vunë shtetaset kolumbiane A. M., 48 vjeçe, P. B., 32 vjeçe dhe D. R., 27 vjeçe, të cilat dyshohet se kishin marrë me qira apartamentin dhe e përdornin për aktivitetin e tyre.
Gjithashtu u arrestuan edhe F. V., 28 vjeç, banues në Vermosh, dhe K. G., 24 vjeç, banues në Bajzë, të akuzuar për përfshirje në këtë veprimtari.
