Henry: Fitoret në ndeshje të mëdha fitojnë titullin

Legjenda e futbollit dhe ish-lojtari i Arsenalit, Thierry Henry, ka dërguar një mesazh motivues për ish-ekipin e tij, veçanërisht për skuadrat që luftojnë për titullin kampion.

Ai ka theksuar rëndësinë e fitoreve në ndeshjet e mëdha, sidomos kundër Manchester Cityt të Pep Guardiolës.

Henry u shpreh se “kampionati fitohet në duelet direkte dhe se ekipet duhet të tregojnë karakter dhe ‘zjarr’ në përballjet vendimtare”, duke iu referuar sfidave të nivelit të lartë që mund të përcaktojnë garën për titull.

Deklarata e tij vjen në një moment ku gara për trofeun në kampionatin anglez ka hyrë në fazën vendimtare dhe çdo ndeshje e luajtur mund të ketë ndikim.

Scroll to Top