Artemis II: Pamje unike nga Toka që zhduket pas Hënës

VIDEO: Komandanti i Artemis II publikon pamje unike, momenti kur Toka zhduket pas Hënës

Ekuipazhi i misionit Artemis II ka shënuar një moment historik gjatë udhëtimit të tij 10-ditor, duke realizuar për herë të parë pas 54 vitesh fluturimin më të gjatë njerëzor rreth Hënës dhe kthimin.

Gjatë fluturimit 7-orësh pranë Hënës, astronautët përjetuan fenomene të rralla dhe mbresëlënëse, përfshirë një eklips total diellor dhe të ashtuquajturin “pendim i Tokës”. Ky i fundit është një efekt i ngjashëm me perëndimin e diellit, ku Toka zhduket gradualisht pas horizontit hënor.

Komandanti i misionit, Reid Wiseman, publikoi pamje spektakolare që tregojnë momentin kur Toka “zhduket” pas Hënës. Videoja është regjistruar me një celular, pajisje që iu dha çdo anëtari të ekuipazhit për të dokumentuar përvojën.

Wiseman e përshkroi këtë moment si një përjetim unik: “Është si të shohësh një perëndim dielli nga pika më e largët e universit,” shkroi ai, duke shtuar se kolegët e tij, Christina Koch, Victor Glover dhe Jeremy Hansen, po dokumentonin vazhdimisht pamjet mahnitëse nga anija.

Sipas komandantit, videoja është e papërpunuar dhe e regjistruar me zmadhim “8x”, duke ofruar një përjetim shumë pranë asaj që sheh syri i njeriut.

Misioni Artemis II, i nisur më 1 prill 2026 nga NASA, përfundoi me sukses më 10 prill, pasi ekuipazhi realizoi një udhëtim historik rreth Hënës që u ndoq nga miliona njerëz në mbarë botën.

Scroll to Top