Trump urdhëron Marinën Amerikane: Të shkatërrohet çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka urdhëruar Marinën Amerikane të “qëllojë dhe shkatërrojë” çdo anije që vendos mina në Ngushticën e Hormuzit.
Në një postim në rrjetin e tij social “Truth”, presidenti amerikan pretendoi se “pastruesit e minave” të tij “po kujdesen për ngushticën tani”.
Ekzistojnë aludime se Irani ka minuar rrugën ujore strategjike, megjithëse ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Nëse ky veprim do të konfirmohej, do të kërcënonte ndalimin e trafikut përmes ngushticës. Kjo e fundit, në kohë paqeje, është përgjegjëse për një të pestën e prodhimit botëror të naftës dhe gazit natyror të lëngshëm, duke rrezikuar kështu dëmtimin e mëtejshëm të ekonomisë globale.
