Netanyahu: Shëndet i shkëlqyer pas trajtimit për kancer

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaron se është në gjendje të shkëlqyer fizike pas trajtimit për kancer.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se ndodhet në “gjendje të shkëlqyer fizike”, pas publikimit të raportit të tij vjetor mjekësor. Ky raport konfirmon se ai i është nënshtruar trajtimit për një tumor malinj.

Në një reagim në platformën X, Netanyahu shpjegoi se gjatë kontrolleve rutinë, pas një ndërhyrjeje për hipertrofi të prostatës, mjekët zbuluan tumorin në një fazë të hershme. Ai theksoi se trajtimi ka qenë i suksesshëm dhe ka eliminuar plotësisht problemin, pa lënë pasoja për shëndetin e tij.

Kryeministri shtoi se kishte kërkuar shtyrjen e publikimit të të dhënave mjekësore për të shmangur që lajmi të përdorej në mënyrë propagandistike gjatë tensioneve rajonale mes Izraelit dhe Iranit.

Deklarata e tij vjen në një kohë të ndjeshme politike dhe sigurie për rajonin, ndërsa ai synon të sigurojë publikun për gjendjen e tij shëndetësore.

Në një postim në X, Netanyahu shkroi:

  • “Sot u publikua raporti im mjekësor vjetor.
  • I kërkova të vonohej publikimi dy muaj, që të mos publikohej në kulmin e luftës, për të mos lejuar regjimin terrorist të Iranit të përhapë më tej propagandën e tij të rreme kundër Izraelit.
  • Dua të ndaj me ju tre gjëra: 1 – Falë Zotit, jam i shëndetshëm. 2 – Jam në gjendje të shkëlqyer fizike. 3 – Kisha një problem…
Scroll to Top