2-vjeçari dëgjon Trump, pamje virale nga Shtëpia e Bardhë

VIDEO/ 2-vjeçari “rrëmben” vëmendjen e Trump në Zyrën Ovale, pamjet bëhen virale në rrjet

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë për uljen e kostove të kujdesit shëndetësor, presidenti amerikan Donald Trump ndau historinë prekëse të një fëmije 2-vjeçar, i cili sipas të pranishmëve, arriti të rikthejë dëgjimin pas trajtimit mjekësor.

Vogëlushi, Travis Smith, ishte i pranishëm në Zyrën Ovale, i shoqëruar nga nëna e tij, Sierra Smith. Ai kishte lindur plotësisht i shurdhër, por pas një kombinimi trajtimi dhe ndërhyrjeje kirurgjikale, thuhet se ka rifituar aftësinë për të dëgjuar.

Gjatë fjalës së tij, Trump e cilësoi rastin si “mbresëlënës”, duke theksuar se fëmija tashmë mund të dëgjojë nënën e tij kur i thotë “të dua”.

Nëna e djalit tregoi se pas trajtimit, ai ka filluar të reagojë ndaj tingujve dhe muzikës, madje shfaq interes për të kërcyer dhe për instrumentet muzikore.

Momenti më i veçantë i eventit ishte kur vogëlushi nisi të lëvizte lirshëm në Zyrën Ovale, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve, e më pas u shtri në qilim për disa sekonda.

Pamjet u bënë virale, ndërsa Shtëpia e Bardhë i publikoi me një mbishkrim të thjeshtë: “pothuajse e premte”.

Një postim nga Margo Martin në Twitter theksonte: “Presidenti njofton se FDA ka miratuar një ilaç të ri nga Regeneron të quajtur Otarmeni—një terapi gjenetike që kuron një sëmundje të rrallë që shkakton shurdhim. Djali 2-vjeçar i Sierra-s tani mund të DËGJOJË ❤️”.

Nga ana tjetër, The White House publikoi një tweet me mbishkrimin: “POTHUAJSE E PREMTE.”

Scroll to Top