Zjarre Masive në Japoni: Mbi 3000 Evakuohen, Situata Kritike

VIDEO/ Zjarre masive në Japoni! Situata ende kritike, flakët përhapen me shpejtësi, evakuohen mbi 3 mijë njerëz

Dy zjarre pyjore janë përhapur në veri të Japonisë. Situata vijon të jetë jashtë kontrollit ndërsa flakët janë përhapur edhe në zona të banuara.

Autoritetet kanë lëshuar urdhra evakuimi, të cilët tani prekin më shumë se 3,000 banorë. Zjarri fillimisht shpërtheu në një zonë malore të mërkurën, dhe më pas u përhap edhe në një front të dytë rreth 10 kilometra larg, pranë qytetit të Otsuchi-t.

Zjarrfikësit po përballen me vështirësi për të vënë nën kontroll zjarret masive në verilindje të Japonisë, të cilët vazhdojnë të përhapen drejt qendrës së një qyteti, duke shkaktuar një urdhër evakuimi të shtrirë për më shumë se 2,500 persona.

Zjarrfikësit janë angazhuar dhe po punojnë si nga toka ashtu edhe nga ajri për të vënë nën kontroll flakët, por situata mbetet sërish kritike. Sipas të dhënave në dispozicion, flakët kanë shkatërruar tashmë më shumë se 1,176 hektarë tokë.

Scroll to Top